Durrës, 6 tetor, NOA -  Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin  Ardit Hyska, lindur dhe banues në Durrsë, i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se këtë herë arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor ‘Stacioni i Trenit - Ura e Dajlanit', pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 32-vjeçarin Roland Sado, lindur në Berat dhe banues në Kënetë të Durrësit, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip ‘Volsvagen Passat' me ngjyrëe blu me targa TR 1159 P.
Si pasoje e goditjes me pistoletë ka marrë dëmtime automjeti i lartpërmendur, ndërsa drejtuesi i tij, Sado nuk është dëmtuar.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllimin e  shmangies së hetimeve, por forcat e policisë kanë mundësuar më pas kapjen e tij në flagrancë.
Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vrasjes me dashje mbetur në tentativë" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", të parashikuara nga nenet 76, 22 e 278/2 të Kodit Penal.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â
Â
Â
Â