Tiranë, 6 tetor NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ua ftuar të gjithë popullin opozitar të marrin pjesë në protestën e ditës së shtunë me 10 tetor.
"Urdhëria ndaj kërkesave tona legjitime për të normalizuar jetën parlamentare të vendit, vetëm po rëndon e do rëndojë edhe më shumë përgjegjësinë e tij.
Të shtunën pasdite më 10 tetor populli opozitar do t'ia bëjë këtë apel kryeministrit palegjitimitet dhe para zyrës së tij.
I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se Partia Socialiste, nuk hyn në parlament pa u plotësuar kërkesa e pa tjetërsueshme për transparencën e 28 qershorit, dhe me të gjithë opozitën ne do të përshkallëzojmë manifestimin e protestës për shkelje e ligjit që garanton hapjen e kutive të votimit.
Manifestimi opozitar i së shtunës është vetëm fillimi i një përpjekje që ne do ta shtrijmë në çdo rrugë të vendit, në se pushteti i lindur nga grabitja e votave nuk hap kutitë e 28 qershorit" deklaroi sot kryesocialisti, Rama.
"I bëj apel Berishës se prekja e kutive të votimit apo larg qoftë për të apo për atë ushtarin fanatik në krye të KQZ asgjësimi i kutive në kohë që ne kërkojmë hapjen e kutive jo vetëm nuk do ta shpëtojë këtë pushtet të korruptuar dhe korruptues nga përballja me të vërtetën me popullin opozitar por përkundrazi do të konsiderohet prej nesh si një shprehje e patolerueshme e dhunës ndaj opozitës.
Të shtunën e gjithë opozita paqësisht por me shumë forcë do të protestojë për t'i dhënë fund çdo lloj dhunë mbi votën e mbi njerëzit që pasivisht po vazhdojnë të hiqen nga puna për shkak të bindjeve dhe përkatësive politike" shtoi më tej Rama.
Rama e quajti tallje të Berishës karshi shqiptarëve kur thotë se opozita po pengon heqjen e vizave.
Sipas Ramës, PS ka deklaruar edhe para fushatës se me Berishën dhe pushtetin e tij nuk ka viza se Shqipëri do të mbetet siç mbeti jashtë programit të heqjes së vizave ku u futën Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
"Berisha do të japë llogari pse nuk u fut Shqipëria në grupin e këtyre vendeve, gjë e vendosur shumë më parë sesa opozita vendosi të mos hyjë në parlament për shkak të grabitjes së votave dhe jo të kërkojë llogari këtë llogari do t'ia kërkojmë ne që të gjithë edhe të shtunën aty para zyrës së tij.
I bëj apel Berishën të kuptojë se asgjë nuk e pengon opozitën në rrugën e saj, për ti dhënë fund një historie të turpshme zgjedhjesh të deformuara" tha më tej Rama.
k.k/NOA
Â