English

Raportet me Kosovën, Berisha: Partneriteti ynë vëllazëror, shembull për rajonin

Prishtinë, 6 tetor, NOA Update- Shqipëria dhe Kosova kanë përgjegjësinë e madhe që së bashku t'u përcjellin fqinjëve mesazhin se janë garanci stabiliteti dhe prosperiteti për rajonin e Ballkanit.

Një fakt të tillë kryeministri Berisha e ka pohuar gjatë konferencës së tij të përbashkët me kryeministrin kosovar, Thaçi.

Në kuadrin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Berisha tha se "e gjithë përpjekja dhe lufta e shqiptarëve kudo ndodhen është që të kapin orën evropiane".

"Dalja në det përmes portit të Shëngjinit është e gatshme dhe qeveria shqiptare do t'i japë Kosovës në dispozicion të plotë këtë port", tha Berisha.

Duke shtuar më pas se do të nisë edhe studimi i fizibilitetit të hekurudhës që do të lidhë dy vendet tona.

Ndërsa lidhur me marrëveshjet e përbshkëta mes dy vendeve që u nënshkruan sot, Berisha tha se ato synojnë që të vendosin në rajonin tonë sigurinë dhe të zgjidhin problemet e qarkullimit të mallrave.

"Në të ardhmen do të nënshkruajmë një sërë marrëveshjesh të tjera për të synuar një partneritet vëllazëror, shembull në të gjithë rajonin", shtoi ai më pas.

n.e/NOA

Â

KOMENTE