English

Sektori privat, SHBA i jep Shqipërisë 100 milionë dollarë për investime

Tiranë, 6 tetor NOA-Sektori privat, arsimi dhe sipërmarrjet private, kapacitetet  udhëheqëse të turizmit kulturor dhe eko-turizmit, do të jenë në qendër të vëmendjes së investimeve nga "Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

 tashmë do të jetë në qendër të investimeve të fondit shqiptaro-amerikan të

Me aprovimin e qeverisë amerikane nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID) dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Â ky institucion mendohet të jetë ndër më fitimprurësit që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

Në një konferencë për zhvillimin e sektorit privat, Â kryetari i Bordit të Drejtorëve i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff deklaroi se fondi i dhënë për këtë institucion zhvillimi, Â kap shifrat e një kapitali fillestar prej 100 milionë dollarë, ndërsa fusha e investimit do të jetë nxitja dhe zhvillimi i programeve për sektorin privat në Shqipëri.Â

Në konferencë merrte pjesë dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. John Ëithers.

Ai ritheksoi mbështetjen e qeverisë amerikane për rritjen e  progresit të Shqipërisë.

Ndër investimet e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve janë Banka Amerikane e Shqipërisë, Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", Kompania e Sigurimeve SIGAL Kompania e dokumenteve të identitetit ALEAT, etj.

Â

KOMENTE