English

Shqipëria futet në listën e vendeve që do t'i hiqen vizat në BE

Bruksel, 6 tetor NOA-Është miratuar me 60 vota pro në Këshillin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë, përfshirja edhe e Shqipërisë e Bosnjës në procesin e liberalizimit të vizave që do të nisë vitin e ardhshëm.

Këshilli i Parlamentit Evropian vendosi që në propozimin e  Komisionit Evropian për liberalizim të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, prej fillimit të vitit të ardhshëm, të përmendet dhe  Bosnje-Hercegovina e Shqipëria, si dhe fillimi i "udhëtreguesve" për Kosovën.

Propozimi për Shqipërinë e Bosnjën mori votat kundër nga 8 deputetë.

Këshilli i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë dha mendimin se vizat nuk duhet të hiqen vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, por edhe për Bosnjë Hercegovinën dhe Shqipërinë. Sa i përket Bosnjë Hercegovinës dhe Shqipërisë, nuk ekziston asnjë datë, ndërsa për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi liberalizimi i vizave duhet të hyn në fuqi prej fillimit të viti 2010.

Grupi i Vishegradit është i gatshëm të promovojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, përfshirë trajtimin e aplikimeve të tyre për anëtarësim", thuhet në deklaratën e ministrave të jashtëm të katër vendeve të BE-së pas takimit në Budapest.

Vendet e Vishegradit, janë Republika e Çekisë, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, dhe ato u shprehen të angazhuara t'i mbështesin përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

KOMENTE