English

Skandalet e Berluskonit, Kushtetuesja italiane nis gjykimin për imunitetin e tij

Romë, 6 tetor, NOA - Gjykata Kushtetuese në Itali nis sot shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit të kryeministrit Silvio Berluskoni, në mënyrë që më pas ai të mund të hetohet për skandalet në të cilat është përfshirë.

Eshtë pikërisht ligji i imunitetit, i cili e ka lejuar kreun e qeverisë italiane t'u "shpëtojë" një sërë procesesh gjyqësore në të cilat ai është përfshirë, kujtojmë këtu edhe rastin kur ai akuzohej për korrupsion.

Personat që kanë paraqitur një kërkesë të tillë e kanë bazuar atë në faktin se sipas tyre, "imuniteti shkel parimin se të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit".

Prokurorët kanë bërë apel në Gjykatën Kushtetuese duke thënë se imuniteti e vendos Berluskonin mbi ligjin dhe kjo duhet të ndryshojë.

Ndërsa Berluskoni nga ana e tij thotë se imuniteti është i domosdoshëm për një kryeministër, që ai ta qeverisë vendin e tij pa i krijuar pengesa ligjore sistemi i drejtësisë.

KOMENTE