Korçë, 6 tetor, NOA - Forcat policore të Korçës kanë filluar procedimin penal ndaj 24-vjeçarit, Emiljano Mecollari, lindur e banues në këtë qytet.
Burimet policore konfirmojnë se ndaj tij rëndon vepra penale e vjedhjes e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka vjedhur disa mjete dhe baterinë e një automjeti.
Bëhet fjalë për automjetin tip Benz me targë KO 6816 A, i cili figuron në pronësinë Â e Pëllumb Hoxhës.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor mbi ngjarjen dhe nga puna e bërë, është mundësuar identifikimi dhe ndalimi i autorit Emiljano Mecollari, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.