English

Barroso sot takohet me kryeministrin çek për "t'iu lutur" mbi traktatin e Lisbonës

Bruksel, 7 tetor, NOA - Ratifikimi sa më parë i Traktatit të Lisbonës do të jetë në qendër të bisedimeve që Komisioneri i Bashkimit Evropian, Hose Manuel Baroso dhe kryeministri çek, Jan Fisher, do të zhvillojnë sot së bashku në Bruksel.

Mësohet paraprakisht se Barroso e ndërmerr këtë takim me përfaqësuesin çek në përpjekje për ta bindur atë për të përshpejtuar ratifikimin e Traktatit të Lisbonës për një unitet më të madh evropian.

Tashmë, pasi edhe irlandezes voruan pro këtij dokumenti si edhe garancisë së Polonisë se do të firmos së shpejti Traktatin, vetëm firma e presidentit çek mund ta frenojë procesin.

Por dihet se presidenti Vaçlav Klaus është një kritik i madh i integrimit të Bashkimit Evropian dhe ai personalisht ka qenë kundër Traktatit të Lisbonës, pasi ai sipas tij prek kushtetutën e Republikës Çeke.

KOMENTE