English

Berisha takohet me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Feith

Prishtinë, 7 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha u takua sot me drejtuesin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe përfaqësues i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.Â

Feith u shpreh se ndodhet në Kosovë me misionin për të mbështetur shtetin më të ri të Evropës, Republikën e Kosovës, institucionet e Kosovës në përpjekjet e tyre për të konsoliduar demokracinë, shtetin ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, si dhe për të punuar me prioritet maksimal për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Berisha e falënderoi për pritjen e përzemërt dhe i shprehu mirënjohjen tij të thellë për të gjithë punën që Feitth dhe Grupi që ai drejton po bën, për ndihmën e Bashkimit Evropian që ai gjithashtu përfaqëson, për kontributin e tyre në konsolidimin e institucioneve në Kosovë dhe ndihmën që ata po japin që Kosova të eci përpara me reformat në të gjitha fushat e të njihet sa më shpejt pavarësia e saj, si dhe për ta përgatitur Kosovën për perspektivën e saj të integrimit në NATO dhe BE.

Kryeministri Berisha e konsideroi perspektivën e Kosovës në NATO dhe BE si rruga më e mirë që do t'i ofrojë autoriteteve të Kosovës, qeverisë, institucioneve një udhërrëfyes të shkëlqyer për ecjen përpara me reformat, për konsolidimin e shtetit më të ri, të lirë e demokratik të Kosovës. Â

Kryeministri Berisha i shprehu Feith dhe misionit që ai drejton përkrahjen e plotë të qeverisë shqiptare e të Shqipërisë.

Ai u shpreh se Shqipëria do të vijojë të mbështesë e të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti të inkurajojë dhe përkrahë qeverinë e Kosovës në projektet e saj për forcimin e të gjitha garancive për respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Â

Kryeministri Berisha u shpreh më tej se është shumë i impresionuar me ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Kosovë përsa i përket rindërtimit të vendit, konsolidimit të institucioneve demokratike, standardeve më të gjëra e të larta që autoritetet e Kosovës kanë përqafuar përsa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve.

Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha vlerësoi gjithashtu kontributin e EULEX dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë. Â

Të dyja palët u shprehën se me këto ritme impresionuese, me të cilat po zhvillohet e po ecën përpara Kosova në të gjitha fushat dhe konsolidimin e institucioneve, e ardhmja e Kosovës duket shumë optimiste.

k.k/NOA

KOMENTE