Tiranë, 7 tetor NOA-Pas deklaratës së kreut të KQZ-zë, Arben Ristani për asgjësimin e materialeve të kutive të votimit të përdorura më 28 qershor ka reaguar Partia Socialiste.
Sekretari për çështjet ligjore dhe koordinimin në PS, Fatmir Xhafaj, përmes një letre drejtuar KQZ kërkon ndalimin e kësaj procedure për sa kohë opozita konteston rezultatin dhe kërkon hapjen e kutive të cilat mendohet se përbëjnë shkelje të rëndë të të drejtës së votës.
"Përmes kësaj letre i kërkojmë KQZ të mos veprojë për asgjësimin e fletëve të votimit që gjenden në kutitë e votimit të përdorura në këto zgjedhje, pasi çdo përpjekje e nxituar në këtë drejtim, do të përbënte një veprim të motivuar politikisht dhe me pasoja serioze për vendin", thuhet në letrën e Xhafaj drejtuar Ristanit.
Nga ana tjetër, PS i kërkon KQZ t'u mundësojë akses përfaqësuesve të saj të vëzhgojnë nga afër dhe në mënyrë periodike ambientet ku ruhen kutitë e votimit, me qëllim rritjen e transparencës dhe sigurisë në lidhje me paprekshmërinë e tyre.
Ps thekson se të gjitha këto procedura do të shërbenin për ecurinë e hetimit që është kërkuar nga opozita për zgjedhjet e 28 qershorit.
Për letrën dërguar KQZ, janë vënë në dijeni dhe organizmat ndërkombëtarë që ndodhen të akredituara në Shqipëri, Prezenca e OSBE, delegacioni i KE-së dhe ambasada e SHBA-së. Â Â Â