English

Dy kunata rrihen me njëra-tjetrën në shtëpinë e vjehrrës, policia shuan sherrin

Tiranë, 7 tetor NOA - Me dru dhe me gurë ka masakruar kunatën e saj një 45-vjeçare pas një sherri mes tyre në banesën e vjehrrës.

Dy gratë të cilët kishin burrat vëllezër shpesh herë kishin konflikte me njëra-tjetrën për çështje të ndryshme.

Sipas policisë ato nuk shkonin mirë dhe ziheshin për shkaqe të ndryshme ashtu si çka ndodhur edhe ditën e djeshme.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bulticë, komuna Vaqarr, në Tiranë kur dy kunatat N. Nurja 35-vjeçe dhe N. Nurja 45-vjeçe kanë nisur sërish një sherr i cili pas fjalëve fyese të ndërsjella ka pasur e përdorimin e sendeve të forta.

Kunata më e madhe ka goditur atë më të voglën me çfarë ti zinte dora.

Gurë, dru, levë gjithçka që ndodhej në oborr kanë rënë mbi trupin e 35-vjeçares e cila u transportua menjëherë në spital..

Për të zgjidhur sherrin mes dy kunatave ka ndërhyrë edhe policia e cila ka shoqëruar autoren dhe pasi e ka marrë në pyetje e ka lënë të lirë.

k.k/NOA

KOMENTE