English

Emigranti politik denoncon djalin ilegal: Më ka marrë pensionin e një viti pa lejen time

Tiranë, 7 tetor NOA - Denoncon djalin e tij ilegal se i kishte marrë pension prej më se një viti me dokumente false.

Aramik Megerdigjani 78-vjeç prej vitesh jetonte në Francë si emigrant politik, ndërsa djali i tij ilegal Ilir Megerdigjani 40-vjeç jetonte në Tiranë ku kishte siguruara të ardhura nga pensioni i babait të tij falë dokumenteve false.

Të paktën kështu ka deklaruar policia për agjencinë e lajmeve NOA pas denoncimit të 78-vjeçarit.

Prej më se një vitit i moshuari nuk kishte mundur të merrte paratë e pensionit të tij duke "hetuar" vete se ku kishin shkuar këto para të cilët rezultonin të tërhequra nga një person.

Ai zbuloi se pensioni tërhiqej pa lejen e tij nga djali i tij 40-vjeçari.

Me të zbuluar "vjedhjen" Megerdigjani ka denoncuar në policinë e kryeqytetit djalin e tij.

Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë në ngarkim të 40-vjeçarit për veprën penale të "mashtrimit" dhe "falsifikimit të dokumenteve".

k.k/NOA

KOMENTE