English

Gjirokastër, SHKB-ja çon në qeli tre polic rrugor të akuzuar për ryshfet

Gjirokastër, 7 tetor NOA - Arrestohen tre punonjës të policisë rrugore të Gjirokastrës pasi akuzohen për ryshfet.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kishte siguruar informacione në rrugë operative se tre efektivë të policisë rrugore të cilët qëndronin me shërbim në aksin rugor Tepelenë-Gjirokastër merrnin ryshfete.

Menjëherë SHKB-ja nisi hetimet për të verifikuar informacionet.

Pas hetimeve disa ditore, SHKB-ja deklaroi se kapi "mat" tre efektivët rrugorë

Ardian Muhameti, Fatos Hysti dhe Erjon Zylfajt.

Tre efektivët u arrestuan pasi akuzohen për "korrupsion pasiv".

k.k/NOA

KOMENTE