Tiranë, 7 tetor, NOA - Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar që të ndajë të pandehurit e çështjes "Gërdeci" mes tyre.
Në seancën e ditës së sotme, ajo ka komunikuar hedhjen poshtë të kërkesës së paraqitur nga ushtarakët e përfshirë në këtë proces, që të ndahen nga të pandehurit e tjerë të akuzuar.
Në këtë mënyrë, i bie që tragjedia e Gërdecit, të vijojë gjykimin e saj me një grup të pandehurish prej 28 personash, më i madhi ky ndonjëerë në historinë e gjyqësorit shqiptar.
Në fakt, ata kanë mbetur 28 pasi ministri Fatmir Mediu u nda nga çështja në fjalë, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë.
n.e/NOA
Â