English

I ishte vrarë vëllai para disa vitesh, 17-vjeçarja nga Korça tenton të vetëvritet

Korçë, 7 tetor, NOA - Duket se nuk e ka patur të lehtë të harrojë kujtimin e vëllait të saj dhe për këtë arsye, gjimnazistja ka vendosur të marrë vendimin fatal për t'i dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku burimet policore tregojnë për NOA-n sesi në mjediset e spitalit civil të këtij qyteti është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 17-vjeçarja me inicialet B.S, nxënëse në gjimnaz.

Ndërkaq, policia ka hapur çështjen penale për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 99 e 22 i Kodit Penal.

Nga veprimet e kryera rezulton se vajza ka pasur shenja depresioni pas vrasjes së vëllait të saj në vitin 2000 dhe si pasojëe e kësaj gjendje ka kryer tentativën për veprimin e vetëvrasjes, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE