Tiranë, 7 tetor NOA - Vjedh kasafortën e babait të tij, policia çon në qeli një 26-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, kur efektivat e komisariatit të policisë nr.1, kanë regjistruar denoncimin e një qytetari i cili ka deklaruar se i kanë vjedhur një shume prej 5 milionë lekësh.
Menjëherë pas denoncimit policia është vënë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se pas hetimeve të para u identifikua si autor i dyshuar kryesor i vjedhjes, djali i të dëmtuarit.
Dashnor Halili, 26-vjeç, lindur dhe banues në Shkozë Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje u ndalua nga policia dhe u mor në pyetje.
Ai ka pranuar para punonjësve të policisë se ia kishte marrë paratë babait të tij për të larë disa borxhe, ndërsa e kishte simuluar ngjarjen si një vjedhje.
k.k/NOA