Tiranë, 7 tetor NOA-Komisioni i Jashtëm i Kuvendit të Shqipërisë ka vlerësuar votimin e Parlamentit Evropian për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetari i komisionit, deputeti i PD, Fatos Beja, i pyetur sot nga mediat ka deklaruar se me këtë vendim i korrigjua një diskriminim që i bëhej vendit tonë.
"Nuk është një gjë për t'u lavdëruar për Shqipërinë që PS nuk vjen në parlament, por sigurisht nuk do të pengohet ecja e Shqipërisë dhe integrimi i Shqipërisë", u shpreh Beja.
Â