Tiranë, 8 tetor NOA-Me ftesë të ministrit të Jashtëm Ilir Meta vjen nesër për një vizitë zyrtare në vendin tonë, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë z. Michael Spindelegger.
Gjatë takimit të Metës me homologun austriak, pritet të bisedohet për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Austrisë, për integrimin e vendit tonë në BE dhe mbështetjen austriake në këtë drejtim si dhe për procesin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.
Në bisedime po kështu pritet të diskutohen edhe çështje të tjera si situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i tij në BE, mbështetja për pavarësinë e Kosovës etj.
Po nesër Meta dhe homologu i tij austriak do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Â