Tiranë, 7 tetor NOA - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave ka nisur një sërë projektesh, të cilat mbështeten nga UNDP në Tiranë.
Në këtë kuadër, Ministri Fatmir Mediu, pati një takim me përfaqësues të lartë të PNUD.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për vazhdimësinë e implementimit të këtyre projekteve si, forcimin e kapaciteteve me vendet perëndimore për të ulur problemet mjedisore, identifikimin e pikave të nxehta mjedisore në vendin tonë, menaxhimi i integruar i ekosistemit te basenit te liqenit te Prespes ne Shqiperi, Greqi e Ish republiken Jugosllave te Maqedonise, programin e ndryshimeve klimaterike për fuqizimin e paneleve diellorë për ujë të ngrohtë , etj.
Një këtë takim u diskutua për Konferencën Ndërkombëtare mes Palëve, që do të mbahet në Kopenhagen në dhjetor të këtij viti.
Shqipëria është anëtare e konventës për ndryshimet klimaterike dhe protokollit të Kotios.
Si e tillë, ka një sërë përgjegjësish në përmbushjen e standarteve për reduktimin e gazeve-serë në atmosferë.
Në samitin e Kopenhagenit, pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta të vendeve më të zhvilluara si dhe nënshkrimi i një marrëveshje në nivel global për ndryshiet klimaterike.
Në këtë kuadër, vendi ynë zbaton disa projekte që synojnë krijimin e një kuadri ligjor, forcimin institucional dhe masave konkrete zbatuese.
Ministri Mediu, mori mbështetjen e fortë të PNUD, për forcimin e bashkëpunimit në këto projekte për arritjen e standarteve të vendeve më të zhvilluara në fushën klimaterike si edhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për implemetimin sa më rigoroz të shembujve më të suksesshëm në këtë fushë.
k.k/NOA