Tiranë, 7 Tetor NOA - Fillojnë nesër në kinema Imperial të Tiranës Ditët e filmit Grek (8-10 Tetor 2009), gjatë të cilave publiku shqiptar do të ketë mundësinë të ndjekë filma të përzgjedhura me metrazh të shkurtër dhe të gjatë nga prodhimi i filmit modern grek.
Programi i Festivalit përfshin vepra të metrazhit të gjatë të disa regjisorëve më të famshëm të kinemasë së re greke: të Teos Angjelopulos (Përjetësi e një ditë, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës), të Aleksis Damianos (Evdokia, që shihni në foto), të Pandeli Vulgari (Gjithçka është rrugë), të Niko Ximas (Njeriu me Karafil) dhe të Thanos Anastopulos (Korrigjimi). Do shfaqen gjithashtu filmat me metrazh të shkurtër nga prodhimi kinematografik i viteve të fundit.
Është hera e parë që publiku shqiptar do ketë mundësinë të ndjekë një numër të madh të filmave përfaqësuese nga Greqia brenda pak ditësh dhe në të njëjtin ambient.
Festivali, i të cilit drejtor artistik do të jetë regjisori shqiptar me famë Bujar Alimani, bashkorganizatore është Ambasada Greke në Tiranë dhe Fondacioni Grek i Kulturës në Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën Greke Kinematografike, Festivali i Filmit të Shkurtër të Dramës, Kompania Filmike Shqiptare "90 Produktion", dhe Kompania Filmike Greke N-ORASIS. Sponsor Gjeneral ka Alpha Bank dhe American Express.
Programi i parashikuar të Ditëve të Filmit Grek vijon si më poshtë (filmat me metrazh të gjatë janë të theksuara me ngjyrën e zezë).
Dita e parë (8/10):
18.00
- Ceremonia e fillimit
19.00
- Një përjetësi e një ditë
21.30
- Xina Dostojefski
- Nimfios
Dita e dytë (9/10):
17.00
- Evdokia
- When fish fly
19.15
- Njeriu me karafil
- Gjithçka është rrugë
Dita e tretë (10/10):
17.00
- Zafiris
- Minat
- Skipper Straad
- Kalimi
18.45
- Korrigim
Â