Tiranë, 7 tetor NOA - Superhajduti i mitur, M. Cungu alarmon sërish policinë e Tiranës me vjedhjet e tij madje kësaj here ka plagosur edhe pronaren e shtëpisë që po vidhte.
Ngjarja ndodhi dje në Kodër Kamzë, të Tiranës kur 12-vjeçari Cungu i cili tre ditë më parë u lëshua nga policia pasi u kap për disa vjedhje, ka hyrë në banesën e Ramazan Dashit.
Në momentin që po kryente vjedhjen në banesë ka ardhur djali i Dashit, Arben Dashi 41-vjeç i cili ka tentuar të kapë të miturin.
Për t'i shpëtuar pjesëtarëve të familjes, 12-vjeçari gjatë tentativës për të ikur ka goditur me sende të forta në kokë 65-vjeçaren Nafie Dashi e cila u dërgua menjëherë në spital.
Policia shoqëroi Cungun i cili për shkak të moshës së mitur u la sërish i lirë.
k.k/NOA