English

Policia rrugore vazhdon aksionin, 2056 shoferë u gjobitën vetëm dje

Tiranë, 7 tetor NOA - Me qindra gjoba ka vendosur sërish dje policia rrugore e Tiranës ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Por ndërsa numërohen me qindra shkelës që kodit rrugor, policia numëron me dhjetëra debitorë të cilëve u pezullohen patentat.

Sipas policisë vetëm dje janë pezuluar155 leje qarkullimi të mjeteve ndaj atyre drejtuesve të cilët nuk kanë shlyer detyrimet që rrjedhin nga kundravajtjet administrative.

Gjithashtu aksioni i rrugorëve të Tiranës po vazhdon për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Kështu, vetëm ditën e djeshme në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë vendosur 2056 gjoba si dhe janë pezulluar gjashtë leje drejtimi për shkelje të qarkullimit rrugor.

k.k/NOA

KOMENTE