Tiranë, 7 tetor NOA-Skënder Gjinushi mbështet protestën që Partia Socialiste do të organizojë të shtunën për hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin në shesh për të protestuar kundër vjedhjes së votave.
Sipas tij aleanca Berisha-Meta bazohet në mashtrimin popullor.
"PSD përkrah protestën popullore që do zhvillohet të shtunën duke bërë thirrje që të gjithë të shkojnë në protestë për votën e lirë, për transparencën, për hapjen e kutisë së votimit dhe për nxjerrjen e së vërtetës mbi zgjedhjet e 28 qershorit.
Pazari Meta-Berisha mbështetet vetëm në mashtrimin popullor, mbi votën e manipuluar dhe nuk mbështetet mbi votën e lirë të qytetarëve, vote e lirë e cila do lexohet përfundimisht dhe tërësisht qartë vetëm pas hapjes së kutive të votimit", deklaroi Gjinushi, kreu i PSD.