English

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen uron Metën

Tiranë, 7 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka marrë sot një mesazh urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

"Dëshiroj t'ju përgëzoj për emërimin tuaj në postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëria ka kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe në operacionet e NATO-s, që para anëtarësimit të saj të plotë në Aleancë, kontribut që është dëshmi e qartë e zgjedhjes së rëndësishme të popullit shqiptar për t'u bërë pjesë e komunitetit të kombeve demokratike të zonës së Atlantikut të Veriut në përpjekjet e tij për siguri.

Shpreh bindjen se ky përkushtim do të vijë vetëm duke u forcuar, sidomos tani që Aleanca mbetet fortësisht e përkushtuar ndaj Afganistanit, dhe ndërsa në të njëjtën kohë po kalon përmes një transformimi të rëndësishëm" thuhej në mesazhin e Rasmussen drejtuar Metës.

"Kjo punë përfshin edhe zhvillimin e një Koncepti Strategjik të ri deri në Samitin e ardhshëm të NATO-s në vjeshtën e vitit 2010.

Ky proces do të jetë një proces përfshirës politikëbërjeje që do të përfshijë të gjithë Aleatët, dhe jam i sigurt se Shqipëria do të marrë pjesë në detyrimet e caktuara.

Ju mirëpres në selinë tonë qendrore gjatë takimit të ardhshëm të Ministrave të Punëve të Jashtëm të NATO-s. Edhe një herë, do doja t'ju ofroja përgëzimet e mia, së bashku me urimin për sukses në detyrat tuaja' përfundon mesazhin e tij të urimit sekretari i NATO-s.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE