English

Sherri mes shokësh u zbulon hashashin që kishin në makinë

Lezhë, 7 tetor NOA- Një sherr me shokësh, ka zbuluar dhe sasinë e hashashit që fshihnin në automjet.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur policia e Lezhës ka marrë një njoftim se në automjetin e markës FIAT Punto me targe BJ 024 MF po udhëtonin disa persona që ishin konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ata janë larguar nga mjeti, ndërsa policia e ka bllokuar atë duke e transportuar në ambientet e komisariatit të Lezhës.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një qese plastike ku brenda saj kishte një sasi lënde me peshë 99 gram, e cila dyshohej se ishte bime narkotike Canabis Sativa.

Nga verifikimet e bëra rezultoi se pronar i këtij automjeti ishte 17-vjeçari Gjergj B., i cili në momentin e ndalimit të automjetit që ai po drejtonte ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur.

Kapja e tij u krye disa urë më vonë teksa ai po udhëtonte në aksin rrugore Bushat- Shkodër

Ndaj tij u mor masa e arrestit për veprën penale të "Mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike".

k.k/NOA

Â

KOMENTE