Pukë, 7 tetor NOA - Shpëtoi jetën e një adoleshenteje por në fakt në vend të që shijonte frytet e punës, është përballur me policinë e cila e çoi për ndjekje penale.
Gjithçka ndodhi ditën e djeshme kur një mjeku shpëtoi jetën e një 17-vjeçarje të plagosur dhe nuk lajmëroi policinë për ngjarjen që kishte ndodhur.
Sipas policisë Ndue Brahimi nga Fushë-Arrëzi ka konstatuar plagosjen me armë të vajzës së tij 17-vjeçareje  K. Brahimi.
Fillimisht vajza u dërgua nga prindërit në spitalin e Fushë- Arrëzit, pasi ishte plagosur me armë zjarri në gjurin e këmbës se majtë dhe më pas ka shkuar për mjekim me të specializuar në spitalin e qytetit Pukë.
Menjëherë shkoi në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore proceduriale ka rezultuar se autor i kësaj ngjarje është 18-vjeçari Erjon Gjonaj, lindur dhe banues ne Fushë-Arrëz, i cili aktualisht është shpallur në kërkim për veprat penale të "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Plagosjes së lehtë nga pakujdesia".
Por për ndjekje panele ka shkuar dhe doktori që shpëtoi vajzën në spitalin e Pukës Musa V, pasi nuk lajmëroi policinë për pacienten e plagosur.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se prindërit e vajzës nuk kishin pranuar ta çonin ngjarjen deri në polici pasi për ta gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht.
k.k/NOA