English

Turizmi në Shqipëri, USAID prezanton mundësitë për investime

 Tiranë, 7 tetor NOA-Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) organizoi dhe sponsorizoi Konferencën dhe Ekspozitën Ndërkombëtare mbi Turizmin dhe Pasurinë e Patundshme në Shqipëri.

Ky aktivitet paraqiti përpara investitorëve të huaj mundësi për të investuar në sektorët e turizmit dhe pasurisë së patundshme në Shqipëri.

Konferenca prezantoi edhe programin më të fundit të USAID-it, "Rritje Albania", një program pesë-vjeçar, prej $10 milion dollarësh, që do të rrisë konkurueshmërinë e ndërmarrjeve jo bujqësore shqiptare.

Gjatë dy ditëve të konferencës, USAID-i organizoi një diskutim midis liderëve të dy sektorëve mbi zhvillimin e partneriteteve midis sektorëve publik dhe privat në turizëm dhe zhvilloi takime me bizneset midis agjencive turistike shqiptare dhe atyre të huaja.

Në muajt e ardhshëm, USAID-i do të organizojë aktivitete të tjera me bizneset për të përmirësuar marrëdhëniet midis biznesit shqiptare dhe atij të huaj dhe për ti shndërruar ato në bashkëpunime konkrete.

Programi do të ofrojë shërbime për zhvillimin e biznesit për ndërmarrjet kliente, duke bashkëpunuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe duke ndërtuar partneritete me institucione publike dhe me ofrues të shërbimeve të zhvillimit të bizneseve.

KOMENTE