English

Vendorët i ankohen OSBE dhe KE: Qeveria po cenon autonominë tonë

Pogradec, 7 tetor, NOA - Përfaqësuesit e pushtetit vendor paraqiten mjaft të shqetësuar kohët e fundit lidhur me disa veprime të mazhorancës, të cilat sipas tyre po ndikojnë në rrudhjen e të drejtës së tyre për autonominë e pushtetit të tyre.

Një fakt të tillë ata madje kanë nisur t'ua bëjnë të ditur edhe ndërkombëtarëve, siç përshembull kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, ka bërë para përfaqësuesit të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch dhe atij të Komisionit Evropian, Helmut Lohan.

"E njohëm Lohanin dhe Boschin me shqetësimet tona, pasi jemi shumë të shqetësuar për veprimet e mazhorancës", ka pohuar ai për mediat lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më pas se po cënohet direkt autonomia e pushtetit vendor dhe madje ka dhënë fakte konkrete kur ka pohuar se "është cenuar 50 % e buxhetit".

"Po na cënohet liria financiare" ka qenë një nga akuzat që Shkëmbi ka paraqitur para Bosch dhe Lohan lidhur me varësinë që po u krijon qeveria për të ardhurat vendore.

n.e/NOA

KOMENTE