English

Vrasësi i dyfishtë tenton t'ia hedhë policisë: Jam shitës frutash, nuk jam ai që kërkoni ju

Tiranë, 7 tetor NOA - Prej më shumë se 9 vjetësh kishte mundur të jetonte i lirë megjithëse akuzohej për vrasjen e dy persona dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia.

Këtë liri ai kishte arritur ta fitonte duke u hequr si një shitës frutash ndërsa mbante gjithmonë në makinën e tij arka me futa të ndryshme për të kamufluar identitetin e vërtetë që do e çonte menjëherë në qeli.

Kështu është prezantuar edhe mesditën e sotme kur policia e ka ndaluar.

Osman Krasniqi 50-vjeç nga Elbasani i cili ishte dënuar me 25 vjet burgim për vrasje të dyfishtë të ndodhur 9 vjet më parë në qytetin e tij u ndalua sot, në kthesën e Sanatoriumit në Sauk të Tiranës.

Në momentin e ndalimit, 50-vjeçari iu prezantua punonjësve të policisë me emër të rreme dhe si një shitës ambulant të fruta perimeve.

Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e tij tip-Audi, policia gjeti sasi frutash (hurma), të cilat dyshohet se i përdorte për të fshehur identitetin e tij, si shitës ambulant.

Por verifikimet e detajuara zbuluan se shitësi ambulant i kishte mbi "supe" dy vrasje për të cilat duhej të ishte në burg duke bërë që policia t'i vërë atij menjëherë prangat.

k.k/NOA

Â

KOMENTE