Shkodër, 7 tetor NOA-Prokuroria e rrethit të Shkodrës ka rihapur hetimet për një vrasje të mbetur në tentativë 9 vjet më parë.
Pas zbulimit të dokumentacionit ligjor nga seksioni kundër krimeve ndaj personit, u lëshua sot urdhër ndalimi për autorin e dyshuar shtetasin Sokol Tavsaja, 38 vjeç.
Ai akuzohet se më 26 janar të vitit 2000, tentoi të vrasë me armë zjarri shtetasin Zef Hoti, 52 vjeç.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër.
Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur nga ana e forcave të Seksionit Kundër Krimeve në Drejtorinë e policisë së Shkodrës në lagjen "Tre Heronjtë".