Tiranë, 7 tetor NOA - Një konflikt banal me prindërit e saj i ka kushtuar një largim prej më se dy javësh nga banesa një vajze 18-vjeçare.
Adoleshentja B.I, ishte larguar pa lënë adresa nga shtëpia e saj që ndodhet në rrugën "Skënder Kosturi" në Tiranë.
Më datë 27 shtator të këtij viti, pasi ka konstatuar vonesën e tepruar të vajzës së saj për tu kthyer në shtëpi, M.I, 45-vjeçe ka nisur ta kërkojë atë.
Tentativat e dështuara për të gjetur vajzën kanë detyruar gruan të kërkojë ndihmën e policisë së komisariatit nr.3, në kryeqytet.
Pas kërkimeve policia ka mundur të lokalizojë vendndodhjen e vajzës pas dy javësh pikërisht ditën e djeshme.
Adoleshentja është marrë në pyetje për motivin e largimin nga shtëpia, ku ajo ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj pas një konflikti banal që pati me prindërit.
k.k/NOA
Â