Riad, 8 tetor, NOA - Një arab e presin pesë vite burgim, vetëm sepse rrëfeu para një televizioni fakte nga jeta e tij seksuale.
Ngjarja i ka ndodhur sauditit 32-vjeçar Mazen Abdul-Jaëad, ndërsa një tjetër i penalizmar këtë akt duket se është edhe televizioni libanez që e kishte marrë në intervistë, pasi ndaj tij është urdhëruar mbyllja në mënyrë direkte.
Ndërsa arabi lavdërohej para kamerave libaneze se sa herë kishte bërë seks dhe sesi, atij nuk i shkonte ndërmend se bota arabe do të tronditej nga ky fakt duke e dënuar kaq rëndë.
Avokati i tij ka thënë se do ta ankimojë vendimin e gjykatës, pasi klienti i tij nuk e ka ditur që gjatë tërë kohës e kanë inçizuar derisa po jepte deklaratën e tij për televizionin libanez LBC. Në programin e këtij televizioni Abdul-Jaëad kishte folur për përvojën e tij seksuale, përderisa fjalët e tij kanë tronditur publikun në Arabinë Saudite, të cilët shumë rrallë ndodhë të dëgjojnë deklarata të tilla.
n.e/NOA