Tiranë, 8 tetor NOA-Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme, me propozim të Kryeministrit Sali Berisha, vendosi lirimin dhe emërimin në detyrë të disa zv/ministrave të rinj, 6 prej të cilëve janë të LSI, forca e majtë bashkëqeverisëse në koalicionin e djathtë.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Albert Gajo, zv/ministër i Integrimit dhe emërimin në këtë detyrë të z. Edmond Hoxha.
Në ministrinë e Mjedisit ikën Aleksandër Garuli, dhe zv/ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave emërohet Auron Meneri.
Nga detyra e zv/ministrit të Bujqësisë është larguar Ndue Preka i cili është zëvendësuar në këtë post nga Tokli K.Thomaj.
Në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta zv/ministrja Marjeta Zaçe lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të saj emërohet Filloreta Kodra.
Në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ikën Stavri Ristani dhe në vend të tij emërohet Edmond Haxhinasto.
Këshilli i Ministrave emëroi Alfred Rushaj zv/ministër i Financave, Nora Malaj zv/ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Leonard Beqiri zv/ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të Anton Gurakuqi, zv/ministër i Punëve të Jashtme.
Zv/ministrat e LSI-së
Edmond Hoxha/zv/ministër i Integrimit
Tokli Thomai/ zv/ministër i Bujqësisë
Filloreta Kodra/ zv/ministre e Punës
Edmond Haxhinasto/ zv/ministër i Bujqësisë
Leonard Beqiri/ zv/ministër i Ekonomisë
Nora Malaj/zv/ministre e Arsimit
m.i/NOA