English

Durrës, vogëlushi 2-vjeçar mbytet në fuçinë me ujë teksa po luante

Durrës, 8 tetor NOA - Një fucoi me ujë e vendosur shkujdesur në oborrin e shtëpisë, i ka kushtuar jetën një djali 2-vjeçar i cili u mbyt teksa po luante.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen e ish-kënetës në Durrës, kur vogëlushi I.Murati ka qenë duke luajtur pranë një fuçie me ujë në oborrin e shtëpisë kur ka rënë brenda dhe në pamundësi për të dalë është mbytur duke gjetur dhe vdekjen.

Prindërit e djalit kanë qenë në ambientet e brendshme të banesën në momentin që vogëlushi po përpëlitej në fuçinë me ujë.

Kur kanë konstatuar ngjarjen, ka qenë e kotë pasi djali kishte ndërruar jetë.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti pranë banesës për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

k.k/NOA

KOMENTE