Prishtinë, 8 tetor NOA-Një shtetas serb i ka shpëtuar akuzave për krime lufte, falë gjykimit sot nga gjyqtarët e EULEX- në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Shtetasi serb Mirosllav Vuçkoviç nga Mitrovica, ishte arrestuar në gusht të vitit 1999, por kohëve të fundit ishte mbrojtur në liri.
Avokati i tij, Miro Deleviç, tha se Vuçkoviç me vendimin e Gjykatës së Qarkut të UNMIK-ut, tri herë ishte shpallur fajtor, por Gjykata Supreme e Kosovës dy herë e kishte kthyer lëndën në rishqyrtim.
Deleviç njoftoi se me vendimin e tretë të Gjykatës Supreme të Kosovës, i akuzuari Vuçkoviç, është liruar nga akuzat.