English

Familjarët e viktimave të Gërdecit, padi Mediut në prokurori: Të rinisë gjykimi në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 8 tetor, NOA - Përfaqësues të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë dorëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme një padi të re ndaj ministrit Fatmir Mediu, me anë të së cilës kërkojnë që çështja e gjykimit të kësaj tragjedie të rinisë sërish pranë organit të Gjykatës së Lartë.

Sipas të dhënave nga organi i akuzës për agjencinë e Lajmeve NOA, kjo padi është dorëzuar në prokurorinë e Përgjithshme nga nëna e Edison Durdës, njërit prek viktimave të shënuara në tragjedinë e Gërdecit para dy vitesh.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se janë 21 përfaqësues të familjarëve të viktimave të tragjedisë që e kanë mbështetur një kallëzim të tillë.

"Pas pushimit të çështjes në gjykatën e Lartë kërkojmë të rihapet çështja e tragjedisë së Gërdecis përsëri pranë këtij institucioni. Të kërkojë autorizim për procedim", mësohet të jetë shkruar në kallëzimin penal.

Gjykata e Lartë para pak javësh doli filimisht me vendimin për shkëputjen e saj nga gjykimi i çështjes së tragjedisë së Gërdecit, duke ia dhënë kompetencat dhe të drejtën Gjykatës së Tiranës mbi shqyrtimin e saj.

Por edhe për të vetmin të pandehur që mbeti në varësi të saj, Fatmir Mediu, u zbatua pushimi i çështjes.

n.e/NOA

KOMENTE