Tiranë, 8 tetor NOA-Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera ka zhvilluar sot një takim me një delegacion të Rajonit të Emilia-Romagnas në Itali.
Ksera ka deklaruar se do të ketë një bashkëpunim serioz me çdo donator për të zbatuar projektet e përbashkëta më fushën sociale.
 Luka Pjetri, përgjegjës i zyrës për Ballkanin, pjesë e delegacionit të Rajonit Emilia-Romagna, është shprehur i interesuar për bashkëpunimin me Shqipërinë, veçanërisht në kuadër të projektit të ri për bashkëpunimin ndërkufitar mes vendeve të rajonit.
Ky projekt, që do të ketë në fokus ngritjen e bizneseve sociale, do t'u vijnë në ndihmë grupeve vulnerabël, riintegrimit të emigrantëve të kthyer, shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve të rajonit në hartimin dhe zbatimin e planeve sociale.