Paris, 8 Tetor NOA Update - Është arrestuar sot në Francë nga oficerë të Interpolit një i ri shqiptar i cili akuzohet për disa vepra penale, si vrasje, si dhe përdorim të armëve dhe eksplozivëve në mënyrë të paligjshme.
I akuzuari është Bledar Cafi, 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banorë prej disa vitesh në Francë.
Policia franceze deklaroi sot se 30-vjeçari Bledar Cafi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për disa akuza por ai jetonte në Francë prej disa vitesh.
Sipas vendimit të gjykatës në Rrethin Shkodër, për vrasjen e datës 27 korrik 2001 në banesën e tij të shtetasit Shyqyri Mustafaj, autorë janë Gani Cafi, Asllan Cafi dhe Bledar Cafi i cili është arrestuar sot nga policia franceze e Lionit për llogari të drejtësisë shqiptare.
Vrasja sipas vendimit të gjykatës shkodrane, erdhi pasi sipas një prej dëshmive, "Asllan Cafi, e vrau Shyqyri Mustafajn per arsye se Shyqyriu e çoi vajzën e tij ne Tirane ku dhe e ka martuar, pasi deri ne ate kohe Asllani e ka patur te dashur vajzën e motrës (te Shyqyriut) të quajtur Lindita".
Vendimi përfshin edhe të akuzuarit e tjerë Gani dhe Bledar Cafi si bashkëautorë të krimit.
Por Gjykata e Lartë, mësohet se e ka prishur vendimin e datës 27 maj 2002 të gjykatës së Rrethit Shkodër, pas kërkesës nga Prokuroria e Përgjiuthshme.
Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është marrë më 9 korrik 2008 dhe përcakton: "Prishjen e vendimit nr.130, date 27.05.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder ne ngarkim te te denuarit Fatos Shyqyri Mustafaj dhe dërgimin e çështjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues".
/g.p/e.r/NOA/
Â
      Â
Â
Â