English

Korrupsioni në maternitet, Rubena Moisiu qetëson qytetarët: Distancohemi nga rastet

Tiranë, 8 tetor NOA-Pas arrestimit të tre mjekëve dhe 2 infermiereve në maternitetin nr.2 në Tiranë të akuzuar për mitmarrje, kanë reaguar drejtuesit e këtij institucioni.

Drejtoresha e maternitetit  "Koço Gliozheni", Rubena Moisiu ka deklaruar se stafi mjekësor distancohet nga individët e akuzuar për korrupsion, njëkohësisht ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga këto raste sporadike.

"Kemi dalë sot para opinionit publik pasi kemi vënë re se pas atij precedenti, ka pasur sjellje të papëlqyeshme të pacientëve me mjekët.

Të gjithë ne dënojmë dhe distancohemi prerë nga fenomene negative të individëve të veçantë, por inkurajojmë nga ana tjetër të gjithë personelin shëndetësor që punon me ndershmëri e devocion në shërbim të grave dhe fëmijëve shqiptarë", është shprehur Rubena Moisiu.

Sipas drejtoreshës, materniteti nr.2 në Tiranë ka një volum pune të jashtëzakonshëm gjatë vitit, me rreth 4 mijë lindje në vit si dhe 2500 operacione, me 7500 shtrime dhe 11 mijë konsultime me gra, dhe natyrisht ka mangësi.

Por ajo ka kërkuar që të mos rimëkëmbet imazhi i mirë i institucionit i arritur në vite me punë e sakrifica.

KOMENTE