English

Minatorët në protestë: Duam dialog me qeverinë

Tiranë, 8 tetor NOA - Minatorët kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë para kryesisë së Parlamentit të Shqipërisë me anë të së cilës kërkonin një dialog me qeverinë.

Sipas minatorëve, qeveria duhet të rishikojë ligjet për minatorët dhe moshën e pensionit të tyre. Protesta e minatorëve u zhvillua së bashku me sindikata të tjera në vend që protestuan sot për ligjin e pronave.

Ndërkohë që vendimi i qeverisë i pak ditëve më parë për të ulur me 5 vjet moshës e pensionit të minatorëve është kundërshtuar nga këta të fundit gjatë protestës së tyre.

Minatorët janë shprehur se ulja e moshës së pensionit nga 65 në 60- vjeç është një tallje për ta.

k.k/NOA

KOMENTE