English

Ministri i Jashtëm austriak: Austria do ta mbështesë Shqipërinë për integrimin

Tiranë, 8 tetor, NOA - Austria do të ndihmojë Shqipërinë në procesin e integrimit, kjo edhe në aspektin e faktit se ky është një vend me të cilët Austria gjithmonë ka patur marrdhënie të mira.

Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, i cili me ftesë të ministrit të Jashtëm Ilir Meta ka ardhur për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ai bëri të ditur ndër të tjera se do të mbështesë Shqipërinë edhe në kauzën sensitive të liberalizimit të vizave si një fakt me rëndësi për jetën e çdo shqiptari.

"Me sa shoh, Shqipëria ka bërë hapa para në këtë proces, por nuk mund të them se në 1 janar ajo do të jetë në listën e vendeve të tjera për të përfituar nga kjo masë. Gjithsesi, duhet thënë se sa më parë të përmbushen kushtet nga ana e Shqipërisë, aq më i shpejtë do jetë ky hap", tha ndër të tjera.

Ai ka thënë fjalën e tij edhe për çështjen e bojkotit të parlamentit nga opozita, duke thënë se ajo duhet të kontribuojë në zhvillimet politike të vendit.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta tha se diskutimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit, do të bëhet sa më parë të jetë e mundur nga ana e Komisionit Evropian.

Sipas tij, tani më shumë është çështje procedurash, sesa vullneti nga evropianët për ta ndihmuar këtë proces.

Gjatë takimit të Metës me homologun austriak, mësohet se që të dy kanë biseduar

për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Austrisë, për integrimin e vendit tonë në BE dhe mbështetjen austriake në këtë drejtim si dhe për procesin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.

Por janë diskutuar edhe çështje të tjera si situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i tij në BE, mbështetja për pavarësinë e Kosovës etj.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE