Shkodër, 8 tetor NOA-Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger ka vizituar pasditen e sotme "kryeqytetin" e veriut, Shkodrën.
Diplomati austriak  u ndal në shkollën e mesme profesionale austriake për teknologji informacioni "Peter Mahringer", e hapur tre vite më parë në qytetin verior.
I shoqëruar nga Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Florian Rauning, konsulli austriak në Tiranë Martin Kramer, dhe drejtuesit më të lartë të qeverisjes vendore në qarkun e Shkodrës, Ministri i Jashtëm Austriak ka vlerësuar kushtet bashkëkohore të mësimdhënies të kësaj shkolle ku mësojnë 120 nxënës.
Pas vizitës në shkollën "Peter Mahringer", Ministri i Jashtëm i Austrisë Michael Spindelegger ka vizituar dhe biblioteken austriake në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës si dhe disa investime të tjera austriake në këtë qytet.Â