English

Ndalohen katër persona në Shkodër, trafikonin klandestinë me 800 euro

Shkodër, 8 tetor, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë ndaluar katër persona, për të cilët dyshohet se ndihmonin klandestinë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë Fatmir Lushaj, vjeç 39, lindur e banues në fshatin Luz i Vogël të Kavajës; Kreshnik Bagosi, vjeç 22, lindur e banues në fshatin Vorrezen të Kavajës; Paskualin P., vjeç 16, lindur e banues në Plazhe të Velipojës si edhe Mirjan Rrasa, vjeç 21, lindur e banues në fshatin Reç të Velipojës.

Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë ndihmuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi, me destinacion Italinë kundrejt shpërblimit 3.500 - 3.800 Euro, 4 të mitur.

Ata tashmë rezultojnë të kenë konsumuar veprën penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".

n.e/NOA

KOMENTE