English

Në sherr e sipër me gruan, burri përplas në tokë foshnjën 40 ditëshe

Korçë, 8 tetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar 33-vjeçarin Fredi Sali, lindur dhe banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se është autor i plagosjes së fëmijës së tij, 40 ditëshe pas një konflikti familjar me bashkëshorten.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, sipas të cilave

ndërsa konfliktohej me të shoqen, Valentina Zariqi, Fredi Sali fillimisht e ka goditur me grushta atë dhe më pas ka rrëmbyer nga duart e saj foshnjën vetëm 40 ditëshe, duke e përplasur në tokë.

Mësohet ndërkaq se foshnjës i janë shkaktuar dëmtime në kokë dhe tani gjendet i shtruar në repartin e Pediatrisë, pranë spitalit të Korçës në gjendje relativisht të rëndë shëndetëesore.

Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE