English

Operacioni ‘Hienat', kapen tre të dyshuar për kryerje vjedhjesh në bashkëpunim

Pogradec, 8 tetor, NOA -Përmes operacionit të koduar "Hienat", forcat e policisë së Pogradecit mundën të kapin tre persona të dyshuar për disa vjedhje të ndodhura kohët e fundit në zonat e këtij qyteti.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë Ermir Gora, 22 vjeç, A.C. 17-vjeç dhe L.C, 16-vjeç, që të tre lindur dhe banues në fshatin buçimas të Pogradecit.

Mësohet se këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje nëe periudha kohore të ndryshme në Pogradec.

Konkretisht, ata akuzohen për vjedhjen e një motori, të një lokali si edhe të një njësie tregtare.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes me thyerje, të kryer nëe bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe po punohet intesivisht për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, pasi dyshohen dhe për kryerjen e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Pogradec.

n.e/NOA

KOMENTE