English

Përplas në dysheme foshnjën e tij 40 ditësh pas sherrit me gruan, arrestohet 33-vjeçari

Korçë, 8 tetor NOA/UPDATE - Një foshnje vetëm 40 ditësh është kthyer në "viktimë" e sherrit të prindërve të tij.

Vogëlushi i cili kishte ardhur në jetë 40 ditë më parë është përplasur në dysheme nga babai i tij duke u dëmtuar rëndë në kokë.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në fshatin Libonik të Korçës kur 33-vjeçari Fredi Sali pas një sherri me bashkëshorten ka ‘shfryrë" nervat të fëmija i tij i vogël.

Pas fjalëve të ndërsjella me bashkëshorten, 33-vjeçari i ka rrëmbyer nda duart foshnjën asaj duke e përplasur në tokë.

E tmerruar nëna e re ka marrë fëmijën në dysheme për ti dhënë ndihmën e parë duke e transportuar menjëherë në spital.

Mësohet se vogëlushi ka marrë plagë të rënda në kokë dhe ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa policia ka arrestuar babain e fëmijës i cili akuzohet për "plagosje të rëndë me dashje".

k.k/NOA

KOMENTE