Tiranë, 8 tetor NOA - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për "Ngarkimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme drejtues të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian."
Sipas këtij vendimi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ngarkohet të drejtojë dhe të ndjekë me prioritet procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Evropian, si dhe procesin e liberalizimit të vizave.
k.k/NOA