Athinë, 8 tetor NOA-Disa ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara në Greqi, rikthehen trazirat në kryeqytetin helen.
Një grup të rinjsh kanë thyer sot në qendër të Athinës banka, librari dhe automobila luksozë.
Sipas policisë greke, rreth 15 të rinj të maskuar, me shufra të metalta në duar, kanë sulmuar katër banka, dy librari dhe një veturë.
Protesta e tyre ishte në shenjë solidariteti ndaj një të riu i cili po gjykohet për shkak se bën pjesë në një grup të së majtës ekstreme.
Anarkistët grekë dhe grupet e së majtës ekstreme shpesh i sulmojnë simbolet e shtetit, ndërsa gjatë natës vendosin pajisje ndezëse.
m.i/NOA