English

Sot policia sekuestron Muzeun e Shkencave. Pedagogë dhe studentë, të gjithë dalin kundër

Tiranë, 8 tetor, NOA - Sot forcat e policisë kanë urdhër që të zbatojnë vendimin e marrë nga organi i gjykatës për sekuestrimin e Muzeut të Shkencave.

Pas një kalvari të gjatë debatesh, kundërshtish dhe konflikti që ka shoqëruar palët e përfshira brenda tij, sot ka mbërritur dita kur policia duhet të ekzekutojë sekuestrimin e godinës së Muzeut të Shkencave, për t'ia kthyer atë sipas vendimit përkatës të gjykatës pronarit të ligjshëm.

Por drejtuesit e Muzeut të Shkencave kanë dalë kundër zbatimit të një urdhri të tillë, duke pohuar se para se t'i largojnë që andej, duhet t'u mbërrijë edhe vendimi shoqërues se ku do të vendosen.

Aktualisht, para mjediseve të kësaj godine janë mbledhur studentë, pedagogë dhe përfaqësues të organizatës "Rinia aktive", të cilët paraqiten kundër zbatimit të urdhrit për sekuestrim nga ana e policisë.

Sipas tyre, duhet ndërmarrë një vendim i kujdesshëm për Muzeun e Shkencave, pasi brenda tij ka objekte me vlera të pariparueshme dhe se vendi paskëtaj rrezikon të mbetet pa një Muze të Shkencave.

n.e/NOA

KOMENTE