Tiranë, 8 tetor NOA-Kryeministri Berisha ka takuar sot një përfaqësi sportistësh të rinj, të cilët janë pjesë e Lëvizjes Olimpike Speciale.
Pasi kanë përshkuar Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", sportistët, persona me aftësi të kufizuar janë ndalur para godinës së kryeministrisë ku janë përshëndetur me kryeministrin i cili ka dalë nga zyra sapo ka parë sportistët.
Përmes aktivitetit, kjo kategori synonte të përcillte mesazhin tek shoqëria e komuniteti për të marrë më shumë vëmendje dhe mbështetje.
Këto Lojra Olimpike Speciale do të mbahen në datat 8-10 tetor në Tiranë dhe pjesëmarrësit në to vijnë nga Elbasani, Pogradeci, Lezha, Shkodra, Tirana, Vlora, Korça, Berati dhe Durrësi.